Pas një aksidenti trafiku që u mori jetën pesë anëtarëve të familjes Ramadani nga komuna e Shtimës, nesër do të mbahet një protestë paqësore.
Njofimin e ka bërë të ditur Arben Ramadani, sipas të cilit portesta vjen pas të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 personave të kësaj familjeje.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Protestë paqësore
Me moton: Duam drejtësi
Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë
Plaget janë të hapura dhe dhimbja ende është e papërballueshme për ne, ngutia e prokurorit dhe gjykatës për lehtësim të procedurave , krijon dyshime të bazuara për anim në rast dhe jo drejtësi
Ne duam drejtësi.
Protesta do të mbahet ditën e Premte më 01.10.21, në oren 11:00
Lokacioni: Sheshi dëshmorëve në Shtime ( sheshi te rruga bllacalive)