Fjalë Kyçe

Këtë lagje të Prishtinës e merr uji, shpërthejnë ujërat e zeza (Video)

Këtë lagje të Prishtinës e merr uji, shpërthejnë ujërat e zeza (Video)

Në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë pas reshjeve të shiut kanë shpërthyer ujërat e zeza.

Rrugët e kësaj lagje janë vërshuar nga uji. Pamje nga këto vërshime kanë dërguar lexuesit e Gazetës Insajderi.

Kjo nuk është hera e parë që pas reshjeve të mëdha të shiut rrugët e kryeqyteti e po ashtu edhe pjesë në qendër të Prishtinës bëhen “lumë”.

Më poshtë mund të shihini pamje nga shpërthimi i ujërave të zeza në lagjen “Haxhi Zeka” në Prishtinë.