I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka thënë se arritja e marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë do të sjell përfitime për të dyja vendet.
“Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shkruar Giacobbe.
Good news from Brussels—an example of how reengagement in Dialogue can have real, lasting benefits for ordinary Kosovans and Serbs. Thanks to EUSR @MiroslavLajcak for facilitating and to Kosovan and Serbian partners for their willingness and readiness to negotiate. https://t.co/XXY0R06ZdA
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 30, 2021