Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se marrrëveshja e arrituar në Bruksel për targat mes Kosovës dhe Serbisë është e njejtë me atë të vitit 2016.
Çitaku në Twitter u shpreh se kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada.
“Marrëveshja e njëjtë, që tashmë ishte arritur më 2016, me disa hapa prapa. KFOR-i nuk është reagues i parë. Dhe, pjesa më shqetësuese, kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada”, ka shkruar ajo.
https://twitter.com/vloracitaku/status/1443559062352891905?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1443559062352891905%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fcitaku-i-reagon-lajcakut-shqetesese-te-barazohet-policia-e-kosoves-me-huliganet-e-barrikadave%2F