Fjalë Kyçe

LDK kujton kohën kur VV-ja e quante “marrëveshje të turpit”, atë që bëri sot

LDK kujton kohën kur VV-ja e quante “marrëveshje të turpit”, atë që bëri sot

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Pëmes një komunikate për media LDK-ja e ka konsideruar vendim të rëndë të Qeverisë, pasi sipas tyre është një hap para e dy prapa, duke e dorëzuar sovranitetin e shtetit.

“Qeveria e Kosovës, për herë të parë, barazoi Njësinë Speciale Policore me barrikaduesit e jashtëligjshëm. I bëri pra palë; palë me të cilën për territorin e vet duhet të merret vesh me Serbinë.Në vend të shtrimit të sovranitetit e ligjshmërisë, sot, Qeveria e Kosovës, u tërhoq dhe dorëzoi këtë sovranitet tek një palë e tretë. Për më tepër, këtë tërheqje e bëri në pajtim me Serbinë që nuk na njeh.”, thuhet në reagim.

Tutje, kjo parti vlerëson se sovraniteti i dorëzuar nuk mund të jetë sovranitet i ushtruar.

“Marrëveshja e sotme është marrëveshja e vitit 2016, e quajtur dikur “marrëveshje e turpit” nga po këta që e riaktivizuan sot, por e degraduar, meqë rendin dhe ligjin në veri më nuk mund ta ushtrojnë institucionet e Republikës së Kosovës pa i lejuar Serbia.” , thotë LDK-ja.