Lajmi se Njësia Speciale e Kosovës do të tërhiqet nga veriu për t’ia liruar vendin KFOR-it i çoi në delir serbët që po mbanin të bllokuar rrugën në Bërnjak.
Siç raporton “Kosovo-Online”, pasi ata morën vesh këtë informacion, filluan të duartrokasin, transmeton lajmi.net.
“Ne prisnim që të bëhej një marrëveshje, realiste, konkrete, që interesat serbe të përmbusheshin, të cilën ne e kemi mbrojtur gjatë gjithë kësaj kohe, si në shi ashtu edhe në diell.” Falë Zotit, gjithçka do të jetë mirë “, tha Miodrag Krčmarek, njëri nga serbët e pranishëm aty.
Njëjtë shprehet edhe një grua që qëndroi për disa ditë në bllokadat në Bërnjak.
“Ne ishim këmbëngulës, fituam gjithnjë e më shumë forcë me kalimin e kohës dhe mund të vazhdonim kështu për aq kohë sa ishte e nevojshme. Mendoj se pritjet tona janë përmbushur dhe se nuk është më e nevojshme,” tha Dragisa Jovanovic.