Fjalë Kyçe

Keqtrajtoi psiqikisht nënën e tij- Gjykata merr vendim

Keqtrajtoi psiqikisht nënën e tij- Gjykata merr vendim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënur me tetë muaj burgim dhe 100 euro gjobë, të pandehurin Sh.M, i cili akuzohet se ka keqtrajtuar psiqikisht nënën e tij.

“I pandehuri Sh.M. akuzohet se më 16 maj 2021, shtëpinë e tij i shkakton keqtrajtim psikologjik, nënës së tij-të dëmtuarës, S.Q., në atë mënyrë që deri sa është kthyer në gjendje të dehur nga qyteti në shtëpi, fillimisht kërkon që ta takoj djalin e tij, mirëpo me kërkesë të të dëmtuarës, bashkëshortja dhe djali i të pandehurit futën në dhomë dhe e mbyllin me çelës, në ato momente i njëjti fillon t’i bërtas dhe thyen tri tavolina të vogla, një pikturë që ka qenë e varur në mur si dhe hap një dritare me forcë të cilës ia dëmton mbajtësen”, thotë Gjykata.