Fjalë Kyçe

Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për vdekjen e pesë personave në Ferizaj

Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për vdekjen e pesë personave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit me inicialet E.M., që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me pesë të vdekur në fshatin Koshare të Ferizaj.

Zyrtarja për Informim në Gjykatën e Ferizajt, ka konfirmuar për Express se kjo aktakuzë është pranuar para dy ditësh, teksa seanca fillestare është caktuar për të martën e javës së ardhshme.

“Aktakuzën e kemi pranuar më 29 shtator dhe i njëjti akuzohet për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen. Seanca fillestare është caktuar të martë me fillim nga ora 10:00”, ka thënë Bekteshi.

Nga paraburgimi, Gjykata e ka dërguar në arrest shtëpiak të dyshuarin për shkaktimin e aksidentit në fshatin Koshare të Ferizajt, të ndodhur më 6 qershor 2021, ku kishin vdekur 5 anëtarë të familjes Ramdani, nga fshati Reçak i Shtimes.