Pas arritjes së marrëveshjes për targat, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka takuar Emisarin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Përmes një postimi në Twitter Lajçak tha se në këtë takim kanë diskutuar rreth marrëveshjes për deeskealimin e situatës në veri të Kosovës.
“Diskutuam me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak marrëveshjen për deeskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. KFOR-i vazhdon të sigurojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes. NATO dhe BE kanë interest të përbashkët për zgjidhje të qëndrueshme në rajon”, ka thënë Stoltenberg.
Discussed with #EU Special Rep @MiroslavLajcak the arrangement to de-escalate tensions in north of #Kosovo. @NATO_KFOR continues to ensure a safe & secure environment & freedom of movement. #NATO & the EU have common interest in lasting political solution in the region. pic.twitter.com/jOPSNAc3qd
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) October 1, 2021