Lagjia e ‘Muhaxhirëve’ dhe ‘Bregu i Diellit’, do të mbesin pa uji ditën e nesërme për shkak të punimeve që do të i kryej Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ Kompania Rajonale e Ujësjellësit përmes një njoftimi në rrjetin ‘Facebook’ ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të punohet në këtë rrugë dhe si pasojë do të ketë mungesë të ujit në lagjen e ‘Muhaxhirëve’ dhe ‘Bregu i Diellit’.
“Prishtinë, 1 tetor – Të nderuar konsumatorë, KRU ” Prishtina ” sh.a. po bën përpjekje të vazhdueshme në zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, gjithnjë për ofrim më të mirë të shërbimeve për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”.
Njoftimi i plotë i KRU:
Ndrrohet gypi i vjetër i ujit AC fi 350 mm në lagjen e “ Muhaxhirëve” në Prishtinë
Prishtinë, 1 tetor – Të nderuar konsumatorë, KRU ” Prishtina ” sh.a. po bën përpjekje të vazhdueshme në zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, gjithnjë për ofrim më të mirë të shërbimeve për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.
Andaj, gjatë ditës së nesërme, 2 tetor 2021 ( e shtunë ) duke filluar nga ora 10:00-18:00 do të realizohen punime teknike në infrastrukturë , konkretisht do të ndrrohet gypi i ujit AC fi 350 mm dhe do të vendoset gyp i ri.
Përgjatë punimeve, ne jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për dy lagje të Prishtinës: Lagjja e “ Muhaxhirëve ” dhe lagjja ” Bregu i Diellit “.
Përpjekjet e ekipeve të mirëmbajtjes dhe operimit do të jenë maksimale për realizim sa më të shpejt të këtyre punimeve, shumë të rëndësishme për dy lagjet e kryeqytetit.