Fjalë Kyçe

Një grua gjendet e vdekur në kuzhinën e një lokali në Prishtinë

Një grua gjendet e vdekur  në kuzhinën e një lokali në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në kuzhinën e një lokali në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh, teksa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2021 – 08:14. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete brenda në kuzhinën e një lokali. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.