Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq ka thënë se nuk do të ketë ndonjë incident.
I pyetur se nëse ata janë gati për ndonjë barrikadë tjetër nëse vie rasti, ai tha se e duan paqen.
Ai tha se populli këtu do paqe dhe situatë të qetë që sipas tij nuk do të ketë asnjë incident, njofton Klankosova.tv.
Ai shtoi se sikurse populli shqiptar shumicë ashtu edhe serbët pakicë këtu në Kosovë e duan një jetë të qetë.