Fjalë Kyçe

Katër të vdekur dhe 56 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër të vdekur dhe 56 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në raportin 24 orësh të Ministrisë sës Shëndetësisë thuhet se nga Covid-19 kanë humbur jetën katër persona.

Tutje, Ministria njofton se Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

02 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.330.