Fjalë Kyçe

Shqipëri: Pesë të vdekur dhe 549 raste të reja me COVID-19

Shqipëri: Pesë të vdekur dhe 549 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri pesë qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë orëve të fundit. Të dhënat raportohen nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se nga 4,279 teste të kryera, 549 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Aktualisht në Spitalet COVID po trajtohen 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht infektimeve ditore, numri i pacientëve të shëruar është më i lartë. Sipas MSH-së në 24 orë 865 qytetarë janë shëruar duke e çuar shifrën totale të tyre në mbi 159 mijë, që nga fillimi i pandemisë./euronews.al