Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar pas largimit të Njësiti të trupave të Njësitit Special të Policisë së Kosovës dhe zëvendësimit të tyre me trupat e KFOR’it.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare ë Facebook, Sveçla tha se sot qeveria e Kosovës ka dërguar një mesazh BE-së dhe Serbisë.
“Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Boegradi dhe Brukseli. Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion.”, ka shkruar ai.
Tutje, ministri tha se krimi dhe korrupsioni do të luftohen teksa theksoi profesionalizmin e Policisë së Kosovës.