Ambasadori i SHBA-së në Begorad, Anthony Godfrey, është shprehur i kënaqur me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për targat.
Pëmres një postimi në llogarinë e tij në Twitter Godfrey tha se është koha për t’u fokusuar që të gjendet zgjidhja afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia që po implementojnë në kufi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja. Prezenca e KFOR-it është e përkohshme, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara dhe të ketë riangazhim të përkushtuar në dialog”, ka shkruar ai.
Kujtojm se sot, pas 13 ditësh janë zhbllokuar rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare në veri, Jarinë dhe Bërnja.