Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë ka bërë të ditur se konsumatorët e B.T. ‘Zatra’ do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë.
Përmes një postimi në aqen e tyre zyrtare “Hidrodrini”, thotë se për shkak të avarie në sistem do të punohet që furnizimi të kthehet në ora 19:00.
NJOFTIM
Njoftohen konsumatorët e B.T. ‘Zatra’ të Pejës dhe linjës që furnizon Bellopojën, se për shkak të një avarie në sistem, është ndërprerë furnizimi me ujë në këto zona!
Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ menjëherë i janë përgjigjur vendit të prishjes.
Po punohet që furnizimi në këto pjesë të rikthehet në ora 19:00.
Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’