Fjalë Kyçe

15 të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19

15 të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1876 teste të kryera janë regjistruar 185 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 99 vetëm në Shkup.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 523 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 193.408 raste, prej të cilëve 174.148 janë shëruar, kurse 6719 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 11878 raste aktive me virusin korona./AlsatM