Fjalë Kyçe

“Më kanë bullizuar kur kam qenë fëmijë”, Albi Nako rrëfehet për herë të parë

“Më kanë bullizuar kur kam qenë fëmijë”, Albi Nako rrëfehet për herë të parë

Mbrëmjen e sotme në ekranin e “ABC” ka nisur Dance Reality Show “T’ka mami yll”, ku fëmijët do të garojnë përballë njëri-tjetrit.

Sfida e parë që ka hapur spektaklin ka qenë ajo mes Kristinës dhe Mikeles, dy vlonjatë me shpirt të fortë për garën.

Gjatë rrëfimeve personale, Mikele ka treguar se në shkollë shokët e bullizonin, duke e quajtur vajzë pasi kërcen si ato.

Kjo deklaratë ka bërë që anëtari i jurisë, Albi Nako të marrë spunto dhe të rrëfejë që edhe atë kur ka qenë fëmijë e kanë bullizuar.

“Unë vlonjat jam me origjinë dhe më kanë respektuar vërtetë meshkujt, por nuk e përjashtojë faktin që bullizimi ndodh edhe mua mund të më ketë ndodhur në rininë time të hershme dhe në fëmijëri, por janë gjëra që kanë kaluar”, u shpreh Albi, duke i surprizuar të gjithë.l.k/abcnews.al