Fjalë Kyçe

Tronditet sërish Elbasani. Ekzekutohet me armë zjarri Ardian Çollaku, i skeduar si trafikant droge

Tronditet sërish Elbasani. Ekzekutohet me armë zjarri Ardian Çollaku, i skeduar si trafikant droge

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme. Raportohet se të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgji, ku për pasojë ka mbetur një vrarë dhe një i plagosur.

Viktima e këtij atentati është Ardian Çollaku, rreth 50 vjeç, një person me precedentë penalë dhe emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare . Viktima është skeduar nga policia si trafikant i lëndëve narkotike.

Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë duke pritur viktimën, i cili është qëlluar sapo ka zbritur nga automjeti i tij. Sipas dëshmitarëve është dëgjuar vetëm një e shtënë dhe pastaj breshëri.

Janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonë si edh janë ngritur pika të shumta postblloqesh policie, duke kryer të gjithë kontrollin e nevojshëm.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit.

Sipas informacioneve, një makinë është gjetur e djegur në fshatin Bradashesh, e cila dyshohet se u përket autorëve të kësaj ngjarjeje./a2news.com