Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit të pandemisë së koronavirusit, vihet re një ulje e shifrave.
Gjatë këtyre orëve kanë humbur jetën pesë persona, ndërkohë që rastet e reja janë 207.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar.