Fjalë Kyçe

Vdes një person në Ranilug, u rrëzua nga rimorkioja e traktorit

Vdes një person në Ranilug, u rrëzua nga rimorkioja e traktorit

Një person në Ranilug ka vdekur pasi është rrëzuar nga rimorkioja e traktorit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Korminjan i Poshtëm të hënën, rreth orës 13:00, ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh.

Bëhet e ditur se një person është arrestuar në lidhje me këtë rast.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar nga rimorkioja e traktorit dhe si pasojë ka humbur jetën. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.