Fjalë Kyçe

Ekzekutoi kunatën dhe i hodhi trupin te Liqeni i Sharrës, dënohet me burgim të përjetshëm

Ekzekutoi kunatën dhe i hodhi trupin te Liqeni i Sharrës, dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën i cili më 14 shkurt 2019 vrau kunatën e tij, Liri Xhepën.

Çështja në Apel u gjykua pasi autori i krimit kërkoi pafajësinë.

Viktima u gjet e pajetë në liqenin e Sharrës në Tiranë. Grupi hetimor në atë kohë konstatoi se kunata e Dashamir Xhepës ishte dhunuar dhe më pas ishte qëlluar me tre plumba në trup.

Ai u shpall fajtor nga Gjykata dhe u dënua me burg të përjetshëm për veprën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”./euronews.al