Një shkollë fillore ka lëshuar kërkesë për prindërit që ‘të vishen siç duhet’ kur i lënë fëmijët tek dyert e shkollës.
Shkolla “Ayresome” e vendosur në Gresham të Middlesbrough, ka parë një rritje dramatike të prindërve që vishen me pizhame kur i lënë dhe marrin fëmijët nga shkolla.
Pavarësisht kërkesës nga drejtoresha e shkollës Charlotte Haylock, disa prindër zgjodhën të injorojnë ndalimin dhe u panë duke dalë para portave me pizhame të hënën në mëngjes.
Një nënë u vu re duke ecur së bashku me djalin e saj drejt portave të shkollës e veshur me një pelush të me vesh dhe kapuç, dhe poshtë tij pizhame. Disa nëna tjera ishin të veshura me pizhame nën palltot e tyre të ngrohta teksa i lëshonin fëmijët drejt portave të shkollës.
Një nënë tha: “Unë mund ta kuptoj kërkesën, pasi fëmijët ndjekin shembullin që shohin nga prindërit e tyre dhe kjo nuk është një standard i mirë”.
Shkolla thotë se thjesht po përpiqet të ruajë standardet.