Zëvendëskryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, këtë të martë është dekoruar nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
Abazoviq nga Veliaj u dekorua me çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, teksa bëhet edhe personi i parë nga Mali i Zi që merr këtë çmim, njofton Klankosova.tv.
“Jam i nderuar të jem personi i parë nga Mali i Zi që merr çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, ka shkruar Abazoviq krahas fotografisë me Veliajn.
Ndërsa Qeveria e Malit të Zi nëpërmjet një cicërime thotë se Abazoviq vuri në dukje se ky çmim duhet të hapë zemrat e qytetarëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Sot, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq iu dha Çelësi i Qytetit të Tiranës nga Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj. Abazoviq vuri në dukje se Çelësi simbolik i Qytetit të Tiranës duhet të hapë zemrat e qytetarëve të dy vendeve”, thuhet njoftimin e Qeverisë të bërë publik në Twitter.
Pripala mi je čast što sam prvi čovjek iz Crne Gore koji je dobio nagradu Ključ grada Tirane.
Hvala @erionveliaj
Jam i nderuar të jem personi i parë nga Mali i Zi që merr çmimin Çelësi i Qytetit të Tiranës.
Faleminderit @erionveliaj pic.twitter.com/Mk5NqH0YII
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) October 5, 2021
https://twitter.com/VladaCG/status/1445428942744207367?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1445428942744207367%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdritan-abazoviq-dekorohet-me-cmimin-celesi-i-qytetit-te-tiranes-nga-erion-veliaj%2F