Fjalë Kyçe

KMDLNJ reagon pas dënimit të Goran Stanishiq

KMDLNJ reagon pas dënimit të Goran Stanishiq

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate për media ka thënë se dënimi i Goran Stanishiq për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë është i pamjaftueshëm nëse nuk trajtohen edhe rastet tjera dhe përgjegjësit për planifikim, mospengim dhe kryerje të këtyre masakrave.

Sipas KMDLNJ’së, masakra në fshatin Sllovi, më 15 dhe 16 prill 1999  ku u vranë 45 civilë shqiptarë, 11 të tjerë u plagosën dhe u përzënë të gjithë banorët e fshatit duke ua vënë flakën 92 shtëpive, varrosja dhe zhvarrosja si edhe zhdukja e kufomave, ishin ndër veprimet më kriminale që i bënë forcat e armatosura serbe në Kosovë.

“KMDLNj shpreson dhe angazhohet që të sigurohet drejtësi për të gjitha viktimat, pavarësisht përkatësisë etnike, moshës, gjinisë, asaj racore, bindjeve politike dhe statusit në shoqëri sikur edhe përgjegjësi penale për të gjithë ata që palnifikuan, urdhëruan, nuk e penguan krimin ndonëse ishin në situatë ta bënin këtë, pa bërë asnjë dallim sikur edhe në rastin e drejtësisë për viktima. Familjarët e viktimave si dhe opinioni kanë shfaqur pakënaqësi me shqiptimin e dënimit mirëpo KMDLNj ua bënë të qartë se aktualisht nuk ka bazë ligjore për dënim më të lartë!”, thuhet në komunikatë.