Fjalë Kyçe

Von der Leyen: Marrëveshja për targat – mesazh i shkëlqyer për dialogun Kosovë-Serbi

Von der Leyen: Marrëveshja për targat – mesazh i shkëlqyer për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën pas samitit BE- Ballkani Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë, ka thënë që marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë një “mesazh i shkëlqyer për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Marrëveshja për targat e arritur javën e kaluar e lehtësuar nga BE-ja, mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin për targat ka qenë një mesazh i shkëlqyer që tregon që është e mundur që të dyja palët të ulen në tavolinën e negocimit duke treguar vullnetin për te gjetur një zgjidhje”, ka thënë Von der Leyen, njofton Klankosova.tv.

Tutje Von der Leyen tha që përmes kësaj marrëveshjeje është dëshmuar që palët treguan vullnetin për të gjetur zgjidhje edhe në situata të vështira.

“U tregua që është e mundur që të dyja palët të ulen në tavolinën e negocimit duke treguar vullnetin për te gjetur një zgjidhje edhe në situata të vështira dhe për të shkuar përpara”, tha ajo.