Fjalë Kyçe

Pas kontrolleve për lojëra të fatit, arrestohet një person në Klinë

Pas kontrolleve për lojëra të fatit, arrestohet një person në Klinë

Policia e Kosovës ka organizuar dje në komunën e Klinës një aksion në koordinim me prokurorinë e shtetit, ku edhe janë kontrolluar disa lokale, nën dyshimet se në to zhvillohen veprimtari të kundërlidgjshme, lojëra të fatit.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar që me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

”Raportohet se njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë kontrolluar disa lokale, nën dyshimin se në të njëjtat zhvillohet veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policies.