Fjalë Kyçe

Borrell bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Borrell bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Samitin Bërdo ka takuar kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Twitter, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë më shumë drejt marrëveshjes përfundimtare.

“Diskutuam marrëveshjen e javës së kaluar në mes të Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin – si hap i rëndësishëm që duhet implementuar. Thërras të dyja palët që ta intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të marrëdhënieve me ndërmjetësimin e dialogut nga BE”, ka shkruar ai.