Fjalë Kyçe

Klinaku: Edhe unë është dashur që të jem në Hagë bashkë me shokët

Klinaku: Edhe unë është dashur që të jem në Hagë bashkë me shokët

Sot kur ka filluar gjykimi ndaj ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kreu i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, shprehet se edhe ai është dashur të ishte sot në Hagë.

Përmes një posimi në llogarinë e ti zyrtare në Facebook, Klinaku tha se “edhe unë është dashur që të jem atje prej fillimi bashkë me shokët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.

Tutje, Klinaku ka thënë se në këtë situatë do të duhej të kishte arrestime të prokurorëve.

“Ndërsa, për shkak të daljes së skandaleve të tyre dhe mos hetimit të kësaj çështje, do të duhej që të ketë arrestime të prokurorëve”, ka shkruar ai.