Justin Bieber po planifikon të krijoi familje me gruan e tij, Hailey Bieber.
Ylli i popit ka folur për këtë në dokumentarin e tij në ‘Amazon-Prime’, transmeton Indeksonline.
Në atë dokumentar, çifti diskuton për vitin e ardhshëm. Këngëtari u shpreh: Unë vendos qëllime që të argëtohem duke i rritur fëmijët. Familja vjen e para dhe shpresoj që së shpejti do të kemi një fëmijë.
Pastaj Justin pyeti gruan e tij: “A do ta provojmë në fund të vitit 2021?”
Ai gjithashtu shtoi se martesa me Hailey i ka sjellë paqe e rehati.