12 qytetarë të Shqipërisë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit duke shënuar një rritje krahasuar me një ditë më parë (9 viktima).
Qytetarët që kanë ndërruar jetë janë të moshave 64 deri në 88 vjeç.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç“, raporton ministria.
Nga 3956 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID19 533 qytetarë.
Në të gjithë vendin janë 7959 pacientë aktivë me COVID19. Krahasuar me një ditë më parë është ulur edhe numri i të shtruarve në spital dhe i atyre që janë në gjendje të rëndë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Kurse dje ishin 179 pacientë të shtruar, prej tyre 31 në gjendje më të rënduar./euronews.al