Fjalë Kyçe

Kush është klienti që masakroi për vdekje kamarierin në Elbasan

Kush është klienti që masakroi për vdekje kamarierin në Elbasan

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin pak ditë më parë ku një kamarier u dhunua barbarisht nga klienti i restorantit ku ai punonte, pasi i kishte thënë se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Gazment Kurmaku 50 vjeç , kryekamerieri i një restoranti pësoi vdekje klinike dhe mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spital. Autori i vrasjes është Arjon Llapushi, i cili kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si sherr banal, Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome prej disa ditësh dhe mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spital.

Foto/ Kush është klienti që masakroi për vdekje kamarierin

Autori Erjon Llapushi është ende në arrati. Ai shkruante në rrjetin e tij social “Facebook” se është mysliman. Në profil ai shkruante: “O Allah ma mer jeten si Besimtar Musliman”. Erjon Llapushi është ende në arrati.