Sot u raportu për një aksident trafiku mes katër veturave, i cili ka ndodhur rreth orës 12:30 në Gllamnik të Podujevës, me ç’rast katër persona kishin mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo për.
Kurse, Policia ka dhënë detaje të reja rreth këtij aksidenti. Ata kanë njoftuar se një nga të lënduarit, gjendja e të cilit ishte e rëndë, është shpëtuar nga polici me inicialet H.D.
“Njëri nga të lënduarit kishte marrë lëndime më të rënda dhe gjendja e tij ishte e rëndë. Patrulla policore e ndodhur në atë lokacion ka intervenuar menjëherë. Polici H.S., ka kryer një intervenim profesional dhe të shpejtë duke e nxjerr nga automjeti të lënduarin rëndë dhe duke shfrytëzuar njohuritë dhe zhdërvjelltësinë e tij, ka arritur që të lënduarit t’i lirojë organet e frymëmarrjes, ta rehabilitojë gjendjen e tij dhe ta mbajë ashtu derisa ka arritur ekipi emergjent mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.