Fjalë Kyçe

Bie në 105 numri i kosovarëve që po trajtohen për COVID-19 në spitale

Bie në 105 numri i kosovarëve që po trajtohen për COVID-19 në spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 105 pacientë.

Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 9 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 23 pacientë;

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 16 pacientë.