Fjalë Kyçe

Me veshjet transparente të linjës së saj, Rihanna ‘ndez’ sërish rrjetin

Me veshjet transparente të linjës së saj, Rihanna ‘ndez’ sërish rrjetin

Rihanna është fokusuar së fundi në menaxhimin e linjës së saj të të brendshmeve “Savage X Fenty”.

Një pjesë të mirë të veshjeve ajo i ka reklamuar vetë, duke tërhequr vëmendjen me linjat trupore.
Në fotosesionin e fundit, miliarderja shfaqet me një kostum të tejdukshëm teksa qëndron në një vend piktoresk në New York, por thotë se “pamja është ajo vetë”.

Kompanitë që mbajnë emrin e saj, e futën 32-vjeçaren në listën e miliarderëve në botë.
Sipas Forbes, pasuria e saj arrin në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë kështu këngëtarja më e pasur në botë dhe e dyta pas Oprah Winfrey si artistja më e pasur femër.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj (rreth 1.4 miliardë dollarë) vjen nga vlera e kompanisë Fenty Beauty, nga të cilat Forbes tani mund të konfirmojë se ajo zotëron 50% të aksioneve.

Pjesa tjetër llogaritet nga aksionet e saj në kompaninë e të brendshmeve, Savage x Fenty, me një vlerë prej rreth 270 milionë dollarë, dhe më pas fitimet nga karriera si muzikante dhe aktore.