Fjalë Kyçe

Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje. MSH-ja njofton se janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

11 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.095