Fjalë Kyçe

Bosch: Serbia e ndihmuar nga Lajcak po shton presionin ndaj Kosovës për Asociacionin

Bosch: Serbia e ndihmuar nga Lajcak po shton presionin ndaj Kosovës për Asociacionin

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka thënë se Serbia me ndihmën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po shton presionin ndaj Kosovës për të vazhduar me Asociacionin e Komunave Serbe.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë e fortë dhe të zbatojë vetëm Asociacionin e ndryshuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Me ndihmën e Lajçakut, Serbia po e rrit presionin ndaj Kosovës për të vazhduar para me themelimin e Asociacionit. Kosova duhet të jetë e fortë dhe ta implementojë Asociacionin bazuar në vendimin e Gjykatës kushtetuese. Është gjëja e duhur për të bërë në një shtet ku prioritet është sundimi i ligjit. Duhet t’u thuhet kjo gjithë shteteve miqësore”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.