Fjalë Kyçe

Nëntë viktima nga koronavirusi në Shqipëri, më i riu një 46-vjeçar

Nëntë viktima nga koronavirusi në Shqipëri, më i riu një 46-vjeçar

9 qytetarë kanë humbur betejën me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 195 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 2.569 testime të kryera, shifër kjo më e ulët se ditët e mëparshme.

Tutje, MSH thotë se janë 6.952 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

347 qytetarë të tjerë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.