Fjalë Kyçe

A mund të sigurojë Policia e Kosovës “mbrojtje” për të akuzuarit e speciales?

A mund të sigurojë Policia e Kosovës “mbrojtje” për të akuzuarit e speciales?

Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë kërkuar nga Policia e Kosovës të përgjigjen në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Andaj sipas Leotrim Gashi, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, policia vendore mund të ofrojë siguri për ish-krerët e UCK-së.

“Padyshim duke e ditur që Policia e Kosovës njihet në opinion që është institucion i besueshëm në Kosovë, dhe ka ofru edhe më parë siguri qoftë në ndërhyrjet e ndryshme që ka bërë qoftë siguri për sigurimin e të pandehurve”, ka thënë Gashi në Info Magazine.

Sipas tij është skandaloze nëse policia do të kthente ndonjë përgjigje negative.

“Është skandalorzë që policia të kthejë përgjigje ‘jo nuk mundemi’ dhe besoj shumë që policia nuk do të presë dy javë për kthim të përgjigjes”, ka thënë Gashi.

Sipas tij në të gjitha rastet që zhvillohen në Kosovë, polica ofron siguri për të pandehurit që janë në arrest shtëpiak ose e kanë për obligim të paraqiten në stacionet policore dhe normalisht që ajo kryhen këto obligime.

Kjo kërkesë, thotë Gashi, është bërë me qëllim që nëse lirohen të paraburgosurit për mbrojtje në liri a do të mundet policia e Kosovës që të sigurojë se të njëjtit nuk do t’i shmangen drejtësisë, pra që të jenë në gjendje që ta vazhdojnë procesin pavarësisht që nuk janë në paraburgim.

“Kritere bazë mbi të cilat caktohet paraburgimi është nëse ekziston dyshimi që të paraburgosurit t’i ikin drejtësisë, si fillim policia duhet t’i sigurojë që ata do të kryejnë punën e tyre që të mos i lejojë që të pandehurit te largohen nga shteti”, ka thënë ai.

Sipas tij një arsye tjetër pse vendoset që një personi t’i caktohet paraburgimi është që ai të mos ndikojë në dëshmitarë, të mos ndikojë në viktima dhe në prova të tjera.

Gashi ka theksuar se një procedurë e tillë që është kërkuar nga Dhomat e Specializuara nuk është e panjohur në Kosovë, pasi sipas tij ka ndodhur edhe këtu, që të pandehurit t’i caktohet arrest shtëpiak.

“I pandehuri jo gjatë gjithë procesit, duhet të qëndrojë në paraburgim”, ka vazhduar Gashi.