Një stallë e bagëtive është djegur gjatë ditës së djeshme në komunën e Obiliqit.
Zjarrfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin teksa nuk dihen shkaqet që e kanë shkaktuar këtë zjarr.
Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.