Fjalë Kyçe

Aksident në Prishtinë, lëndohen 3 persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen 3 persona

Një aksident trafku ka ndodhur në qendër të komunës së Prishtinës në orën 22:00 të martën.

Sipas zëdhënëses së PK-së, Flora Ahmeti, si pasojë e aksidentit kanë mbetur tre persona të lënduar.

Ajo për IndeksOnline tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 22:00, në rrugën Luan Haradinaj, në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo