Fjalë Kyçe

Aktakuzë për korrupsion ndaj prorektorit të Universitetit të Gjakovës

Aktakuzë për korrupsion ndaj prorektorit të Universitetit të Gjakovës

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë për mosraportim të pasurisë ndaj prorektorit të Universitetin të Gjakovës “Fehmi Agani”, Lulzim Zeneli.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i akuzuari Lulzim Zeneli duke qenë në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, përkatësisht prorektor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë në periudhën nga data 1 mars deri më 19 qershor 2020.

Tutje sipas aktakuzës, i njëjti duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, nuk e ka bërë deklarimin rregullt vjetor të pasurisë në afatin e paraparë ligjor në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin paraprak nga 1 janar 2019 – 31 dhjetor 2019, edhe pse ka qenë i informuar paraprakisht dhe në dijeni për obligimin e deklarimit të pasurisë.