Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar në polici vetëm në 24 orët e fundit.
Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se rastet e dhunës familjare janë të raportuara në Podujevë, Prishtinë, Gjilan edhe Mitrovicë të veriut.
Rastet e dhunës janë raportuar kryesisht nga viktimat femra, derisa më poshtë janë edhe rastet e plota të regjistruara në polici, pa ndërhyrje.
“Podujevë, Shkurt-Tetor-2021 – NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka jetuar më parë (tani e ndarë), në vazhdimësi është duke u shqetësuar dhe frikësuar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.
Prishtinë, 12.10.2021 – 12:40. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjilan, 12.10.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij. Gjatë arrestimit policët kanë hasur në rezistencë dhe janë penguar në kryerje të detyrës nga njëri prej viktimave, tani i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Mitrovicë Veri, 11.10.2021 -20:30 .Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ,viktimën femër kosovare, ku kishte ndërhyrë babai i viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit të parë është hapur rasti i cekur me lartë, ndërsa për të dyshuarin e dytë së është hapur rasti –Kanosje”, thuhet në raport.