Fjalë Kyçe

Tahiri: Ka rrezik që i krejt veriu të kthehet në protektorat, që është skenar djallëzor i Serbisë

Tahiri: Ka rrezik që i krejt veriu të kthehet në protektorat, që është skenar djallëzor i Serbisë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas situatës së krijuar sot në veri.

Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Qeveria duhet të ketë kujdes dhe të shtensionojë situatën.

Më tutje ajo tha se ka rrezik që i tërë veriu të kthehet në protektorat.

“Situata sot ne pjesen veriore eshte tensionuar nga nderhyrjet e ligjshme te Policise. Mirepo Qeveria duhet te kete kujdes, ta kontrolloj dhe shtensionoj situaten, dhe mos ta bjerr punen qe kjo ceshtje te shkoj ne Bruksel, sic e beri me rastin e zbatimit te marrveshjes se Brukselit per targa. Ka rrezik qe i krejt veriu te kthehet ne protektorat, qe eshte skenar djallezor i Serbise. Kam terhequr verejtjen per kete skenar kur Qeveria pranoi ne dialogun e Brukselit qe KFOR-i te vendoset ne zonen e dy pikave kufitare ne veri”, ka shkruar ajo.