Banorët të cilët kishin thyer rregullat e vendosura nga ‘’Vëllai i Madh’’ u detyruan të qëndrojnë më shumë se 48 orë në njërën pjesë të pavarur të shtëpisë shumë larg luksit me të cilët ata ishin mësuar.
Pas dy netësh gjatë të cilave flinin larg njëri-tjetrit, Graniti kishte përgatitur një surprizë shumë të këndshme për Fifin.
Sapo u rikthye në dhomën e saj të gjumit ajo e gjeti krevatin e saj të mbuluar me petale dhe me disa qiri.
Pas këtij gjesti romantik ata janë përqafuar me njëri-tjetrin teksa Graniti i këndon: Nuk do zgjohem, po s’më puthe ti…/Tch