Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Rikardo Kahuqi ka ndërruar jetë në një aksident me motor.
Mediat italiane bëjnë me dije se ai ishte duke udhëtuar bashkë me të dashurën në momentin kur u përplasën me një kamion. I riu ndërroi jetë në vend.
Ndërkohë e dashura e tij 22-vjeçare ndodhet në rrezik për jetën në spitalin “Santa Maria”.
Aklsidenti tragjik ndodhi pasditen e djeshme. Policia tashmë po punon për saktësuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe shkakun e aksidentit.