Fjalë Kyçe

Vuçiq: Se si do t’i mbrojmë serbët në Kosovë, uroj të mos vijë puna ta shohim

Vuçiq: Se si do t’i mbrojmë serbët në Kosovë, uroj të mos vijë puna ta shohim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish rreth aksionit të Policisë së Kosovës në veri, duke thënë se ishte një provokim për serbët e Kosovës

Vuçiq para mediave në Serbia ka thënë se luftimi i kontrabandës ishte vetëm një arsye për të hyrë në veri dhe për të frikësuar serbët.

“Kjo është hera e shtatë apo e tetë që e bëjnë për të treguar forcën. Gjithçka që mendojnë se mund t’ua bëjnë serbëve, le ta bëjnë dhe pastaj do të shohin se si do të jetë reagimi jonë. Dorëzimi nuk është opsion dhe e jona është të luftojmë. Do të mbrojmë popullin tonë, Si? Uroj të mos vijë puna ta shihni se si”, ka thënë Vuçiq.

“Ne do të fitojmë, nuk ka dorëzim, nuk ka tërheqje”, tha tutje ai.

Përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës i kërkuan Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që t’u tregojë nëse shteti i Serbisë qëndron prapa tyre, duke deklaruar se ata nuk mund të tolerojnë më Prishtinën dhe nëse Serbia nuk është prapa tyre, ata do të mbrohen.