Fjalë Kyçe

31 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

31 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
14 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 924.