Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që mos t’i vazhdohet mandati UNMIK-ut në Kosovë.
Haradinaj përmes një postimi në Twitter tha se vazhdimi i funksionit të UNMIK-ut në Kosovë krijon vetëm konguzion, andaj përfundimi i mandatit të tij do të sigurojë qartësi institucionale.
“Vazhdimi i funksionit të UNMIK -ut në Kosovë vetëm krijon konfuzion. Përfundimi i mandatit të UNMIK -ut është i nevojshëm dhe do të sigurojë qartësi institucionale”, shkroi Haradinaj.
UNMIK’s continuation of it’s, function in Kosovo only creates confusion. UNMIK’s end of mandate is necessary and will provide institutional clarity.
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) October 16, 2021
Ndryshe, dje Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se Kosova është vend i lirë, sovran dhe i pavarur, gjë që sipas saj, dëshmon se se jo vetëm që UNMIK –u e ka tejkaluar mandatin e tij, por është gjithashtu në kundërshtim me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.